Sekuestrimi i eurove në Portin e Durrësit/ Ja detajet që jep Policia e Shtetit porti i

Sekuestrimi i eurove në Portin e Durrësit/ Ja detajet që jep Policia e Shtetit

21:40, 13/06/2020
A+ Aa A-

Pas sekuestrimit të sasisë së eurove në Portin e Durrësit mesditën e sotme, reagon më në fund Policia.

Edhe pse u fol për rreth 2,6 milionë euro, sipas njoftimit të Policisë bëhet fjalë për rreth 0,5 milion.

Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe shoferi i kamionit ku u gjendën eurot.

"Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Port, Durrës

Kontrolle të shtuara, si në dalje, ashtu dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Bashkëpunimi i shkëlqyer i strukturave doganore dhe policore çoi në evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe valute në euro, gjithsej 498.850 

Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë. 

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit  rezultoi se në to kishte 498.850 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku14/06/2020 00:19

Nga 1.8 milion € u katandisën në 485 mijë, kusurin prej 1.3 milion i vjedh ard veliu për llogari të edramës. Kur hajduti vjedh hajdutin, shejtani zgërdhihet.

Shto koment

Denonco