Vrasja e Billës në Britani me 3 të plagosur, çfarë shkruhet në dosjen e Gjykatës së Tiranës

Vrasja e Billës në Britani me 3 të plagosur, çfarë shkruhet në dosjen e Gjykatës së Tiranës

22:54, 11/06/2020
A+ Aa A-

Nga hetimi gjyqësor i kërkesës, e cila është në juridiksionin dhe kompetencën e  Gjykates së faktit Tiranë, ka rezultuar se : 

Shtetasi shqiptar Hekuran Billa pas disa konflikteve qe ka patur me disa shtetas shqiptarë që jetonin në Angli, me datën 14.10.2006 ka hyrë në një lokal në rrugën Park Royal dhe ka qëlluar me breshëri me armë në drejtim të tyre, ku si rezultat ka mbetur i vrarë shtetasi Prel Marku dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Për këto fakte ai është deklaruar fajtor për veprën penale të "Vrasjes" së shtetasit Prel Marku, është deklaruar fajtor për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë" ndaj shtetasve Petrit Brahoj, Agron Gjoni, si dhe është deklaruar fajtor për veprën penale “Plagosje me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor", për shtetasin Musa Rrahmani.

Sipas vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 date 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook Angli, shtetasi shqiptar Hekuran Billa, është dënuar :

Për veprën penale "Vrasja" me burgim të përjetshëm, me rekomandim që të vuaj një minimum prej 34 vjetesh para lirimit; me nga 15 vjet burgim per dy "Vrasje të mbetura në tentativë" ; si dhe me 12 vjet burgim per veprën penale të "Plagosjes me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor", dënime këto të cilat do të kryhen njëkohësisht me vuajtjen e dënimit me burgim të përjetshëm. Gjykata e faktit ka arsyetuar se, veprat penale të mësipërme janë të parashikuara nga legjislacioni penal shqiptar dhe i korespondojnë veprës penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" e parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Dhe mbi këtë dispozitë ka bërë edhe njohjen duke i përfshirë tre veprat penale të kryera sipas vendimit të gjykatës Angleze ne nenin 79/dh, sipas Kodit Penal te R.SH.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco