Çobo tërheq padinë ndaj Ardi Veliut: Jemi njerëz mbi të gjitha

Çobo tërheq padinë ndaj Ardi Veliut: Jemi njerëz mbi të gjitha

20:15, 07/06/2020
A+ Aa A-

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo ka vendosur të tërheq padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ditën e sotme Zaida Çobo pati edhe një takim me Veliun, ku ky i fundit i ka kërkuar ndjesë personalisht.

Image

Sipas asaj që shkruan Panorama, Çobo ka folur me avokatin dhe nesër pritet që të bëhet procedura e tërheqjes së padisë, duke shtuar “Jemi njerëz mbi teë gjitha”.

Pak ditë më parë, në përgjigje të pyetjes rreth dhunës që policia ushtroi ndaj 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, drejtori i Policisë së Shtetit publikoi një video të nënës së tij, ku tha se ajo po mbante një armë në dorë.

“Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha mes të tjerash Veliu pas publikimit të videos.

Pas kësaj reagoi vetë Zaida Çobo, e cila tha se skena e publikuar nga drejtori i Policisë së Shtetit janë xhiruar gjatë filmit “Dashia s’mjafton” me regjisor Drilon Hoxhën, ndërsa paralajmëroi edhe padi ndaj Veliut për dëmtim imazhi.

Çobo i konsideroi “të turpshme deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, teksa tha se asaj “nuk i vjen turp pasi është aktore dhe personazh publik pasi ka marrë pjesë në Big Brother”.

Objekti i padisë ishtë shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milion lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

moli10/06/2020 17:25

bravo Zaida,na tregove te gjitheve qe je nje ZONJE E VERTETE.Ke burre ti?

Alfons Malo09/06/2020 14:27

Pervec lekeve qe te dha çfar more tjeter.?Po kush te detyroi ty qe bere namin nepr medja se nuk e fal.Ngrite nje popull te tere qe te mbeshteti.e kur vjen puna .... hape sh....Turp per ty e per tet bir qe nuk ka kembengulur deri ne fund per te vene ne radhe te pare dinjitetin e femijes por tendin e kuptuam.Po kur dole ne medja nuk ishe njeri ti ?Tani u bere pishman. Neser nje tjetri do i ndodh me keq duke then e"he se njerez jane" TURP TURP e FAQE ZEZE

aliu09/06/2020 09:41

Mire bere . More leket , dhe e le punen ne gjysem Ia kishe kerkuar direkt me njerezit qe te solli, Mos bej si e ndershme. Ti gjithmone leket ke dashur, leket ke marre.

kokepalari08/06/2020 07:27

Zonja Cobo ! Une per vete nuk do ja falja kurre ketyre hienave te RILINDJES ato skena!! Qofsh ti !!

t08/06/2020 06:24

Po ata artiste e aktiviste qe u terhoqen zvarre ne ora 4.30 te mengjesit,çfare ishin?!

Coli08/06/2020 04:11

Vertet???!!!

Landi08/06/2020 02:14

Leku eshte i omël zemra S’ka problem

Saimir08/06/2020 00:11

Ka dha leke ne dore pa shkuar ne gjykate ??

Martin 07/06/2020 22:48

Hajde 'popull' hajde (?!) U ge tere ajo gurgule, perfshihen ne debate pafund politikane, gazetare, qofte edhe media nderkombetare dhe personi i demtuar direkt (mamaja e djalit 15 vjecar) terheq padine?! Cfare fshihet mbas ketij veprimi? Ndonje marreveshje e piset? Keshtu e mbron nena femijen e saj?

Cudi07/06/2020 22:39

Tani eshte turp per ty moj zonje. E kupton qe me sjelljen tende hodhe poshte djalin tend, po dinjitetin tend si nene e si femer e dhunuar verbalisht a te vjen keq!? Haram cdo gje qe te eshte premtuar nga keta qelbesira, dhe ki parasysh se asgje ske per te marre.

Balo Bna07/06/2020 22:25

Jemi kurva mbi të gjitha...Zaida....

teatri07/06/2020 22:05

po pse moj zonje, pse?

Asi07/06/2020 21:59

Te kercenuan apo te dhane para, se asnje nene me ndjenja njerezore nuk ve asnje polic me grada, qofte ky shefi i madh Ardi Veliu para femijes se vet kur sheh si e rahin dhe si e percudnojne familjen e tij, nenen ne publik me video mashtruese. Me shume respekt per femren brenda vetes, para mashkullit brutal, arogant dhe te gjithepushtetshme. Keqardhje per formimin tuaj.

Shto koment

Denonco