U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

20:09, 06/06/2020
A+ Aa A-

Është liruar sot nga qelia Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015.

Sipas prokurorisë, nuk ka patur prova për akuzat e ngritura.

Duraku u ndalua mbrëmjen e djeshme pas denoncimit se në prill të 2015 kiste përdhunuar një të mitur.

Kjo e fundit kishte shkuar për të denoncuar përdhunimin e saj në Shtëpinë e Fëmijës, por sipas saj, ra pre edhe e dhunës seksuale të shefit të policisë.

Në një deklaratë për një televizion vetë Duraku është shprehur: "Nuk dua të komentoj. Të flasë drejtësia". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco