‘Një kam kap motra jote deri tani'/ Ja si i gjente 22-vjeçarja klientët në rrugë

‘Një kam kap motra jote deri tani'/ Ja si i gjente 22-vjeçarja klientët në rrugë

20:42, 04/06/2020
A+ Aa A-

Nga vëzhgimi i bërë në terren nga oficerët e Policisë, në dosjen e Prokurorisë që zbardh të plotë funksionimin e rrjetit të prostitucionit, thuhet se shtetaset e arrestuara qëndronin në rrugë, ku edhe gjenin klientë.

Konkretisht, shtetasja Qazime R., më datë 12.01.2020, tek ura e lumit Shkumbin futet në një makinë tip “Benz” dhe shkojnë drejt lumit, poshtë urës. Zbresin nga makina, kryejnë marrëdhënie seksuale dhe largohen.

Po atë ditë, shtetasja Qazime R. gjen një tjetër klient në rrugë dhe shkon bashkë me të në hotel. Qëndrojnë disa minuta aty dhe largohen.

Nga bisedat e transkriptuara, më datë 25.12.2020, Greta D., komunikon me shtetasin Myzejen M., duke i thënë se ishte te Bishti i Zhurit dhe se “një njeri kam kap motra jote deri tani, një dhjetëshe të qelbët”.

Greta i thotë se ishte në shtëpi e sëmurë, ndërsa Myzejeni i thotë se kishte ardhur 'Silva, ajo jevga e Elbasanit'.

Nga vëzhgimi dhe transkriptimet e bisedave të bëra nga ana e Prokurorisë përgjatë shtatë muajve, ka rezultuar se personat e arrestuar ushtronin prostitucion në vende të ndryshme kundrejt pagesave me klientë që i gjenin në rrugë, raporton Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco