Arrestime në Tiranë, Policia shkatërron firmën pirate që fuste nargjile, kontrabandë

Arrestime në Tiranë, Policia shkatërron firmën pirate që fuste nargjile, kontrabandë

14:31, 02/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kryen një operacion të koduar si “Nargjile” kundër një firme që tregonte produkte të falsifikuara nargjile, duke falsifikuar dokumenta dhe duke i futur kontrabandë nga pika të ndryshme doganore. Kësisoj, kjo firmë konkuronte në mënyrë pirate ën treg, biznesin e ndershëm.

Fryt i operacionit qe arrestimi i E.Ç, 21 vjeç, banues në Tiranë; shpallja në kërkim e S.J dhe procedimi në liri i L.R.

Arrestimi i 21-vjeçarit E.Ç u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer pesë vepra penale: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 21 kg qese ambalazhi e falsifikuar, logo, markë e patentë nga subjekte të paautorizuara, të paregjistruara nga markat dhe patentat, 370 kova plastike me produkte akcize nargjile, e gatshme për t’u hedhur në treg, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg produkt nargjile i papërzier, 12.000 pipza për nargjile, 64 komplete (aparate) për të konsumuar nargjile, aparate përzierjeje dhe përpunimi nargjile, disa dokumente dhe një automjet.

Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor.

Ky operator, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco