Abuzuan me të miturën, gjykata lë në burg të arrestuarit, 65 vjeçari: Nuk kam abuzuar, ajo…

Abuzuan me të miturën, gjykata lë në burg të arrestuarit, 65 vjeçari: Nuk kam abuzuar, ajo…

13:50, 02/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të akuzuarit për abuzim me të miturën 15 vjeçare.

Për të katër të pandehurit, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Tre të rinjtë nuk bënë asnjë deklaratë në sallë, ndërsa Doga mësohet të ketë thënë vetëm një fjali: “Nuk kam abuzuar asnjëherë. Ajo ka ardhur vetë”.

Me kokën ulur dhe me maskë kundër Covid-19, 65-vjeçari Abaz Doku, i akuzuar për përdhunimin dhe shtantazhimin e 15-vjeçares, u paraqit në gjykatën penale të Tiranës.

Përkrah tij ishte i ulur i akuzuari tjetër, K. P 20 vjeç.

Ndërkohë dy të akuzuarit e tjerë, R.O dhe F.B, të dy 15 vjeçarë nuk u nxorën fare para trupës gjykuese për shkak të moshës së tyre minorene.

Skandali i përdhunimit të 15-vjeçares në zonën e Babrrusë në Tiranë nga 65-vjeçari dhe 3 adoleshentët merr përmasa më të mëdha, pasi e mitura dyshohet se është dhunuar për 4 vite me radhë, që në klasën e 5-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco