MSH e mohon: Ishte me koronavirus, por vdiq nga tumori

MSH e mohon: Ishte me koronavirus, por vdiq nga tumori

11:27, 01/06/2020
A+ Aa A-

Sërish Ministria e Shëndetësisë nuk e fut në listën e viktimave nga koronavirusi një paciente 76-vjeccare.

Sipas saj, pacientja kishte virusin në trup, por ndërroi jetë nga tumori.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76-vjeçare që ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për COVID-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me COVID-19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompensuar,” deklaron MSH.

Mënyra se si përllogariten viktimat nga koronavirusi ndryshon në vende të ndryshme.

Disa vende përllogarisin si viktimë këdo që e ka virusin në trup gjatë kohës që ka ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco