‘Dragoi i Kavos’: Më lini të vdes, nuk dua të bëj asnjë operacion

‘Dragoi i Kavos’: Më lini të vdes, nuk dua të bëj asnjë operacion

13:12, 31/05/2020

Pak ditë më parë pas një operacioni gjigand policor u lokalizua e mandej u krye arrestimi i Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi ‘dragoi i Kavos’, i cili u kërkua nga policia pas akuzave për rrëmbim dhe përdhunim të një gruaje 34-vjeçare shqiptare.

Gjatë operacionit, në përpjekjen e tij për të shpëtuar nga policia, ai ra nga një lartësi prej 200 metrash, ku për rrjedhojë u plagos rëndë në bel dhe në ijë.

Sot, Dimitris Aspiotis, një pacient i shtruar në spital në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit, nuk pranon të operohet nga mjekët, duke thënë se ai preferon më mirë të vdesë.

Sipas asaj qw shkruajnë mediat greke, operacioni ishte planifikuar të bëhej sepse dëmtimet e tij janë serioze dhe operacioni nuk mund të shtyhet, por përdhunuesi 47-vjeçar nuk jep pëlqimin e tij.

Mjekët janë duke ngritur duart pas këtij zhvillimi, pasi nuk mund ta detyrojnë atë t’i nënshtrohet një operacioni, por burimet mjekësore që e njohin mirë pohojnë se nëse dhunuesi 47-vjeçar nuk operohet më, ai nuk do të mund të ecë përsëri.

Pas këtij zhvillimi, është vendosur që ai të transferohet në Spitalin Korydallos të Mërkurën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë trajtimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco