Nga lëndët narkotike dhe ngacmim seksual, 6 persona të arrestuar në Vlorë

Nga lëndët narkotike dhe ngacmim seksual, 6 persona të arrestuar në Vlorë

13:03, 31/05/2020
A+ Aa A-

Policia ka vijuar me kontrollin dhe goditjen e veprave paligjshme. Blutë e Vlorës bëjnë me dije së gjatë aksionit të fundjavës në pranga kanë rënë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se një 67-vjeçar banues në Çeprat të Vlorës është arrestuar në flagrancë për veprën penale “ Ngacmim seksual”. Sipas policisë dyshohet se 67-vjeçari një ditë më parë ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Ndërkohë dy persona në Vlorë janë vënë në pranga nga policia pas incidentit që i mori jetën 17-vjeçarit Jaup Bekotaraj, nga Radhima.

Informacion:

K., 37 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë kontrollit të territorit, pasi në pronën e tij, Policia gjeti të mbjella disa fidanë të dyshuara si cannabis sativa.

—-

S. S., 67 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se një ditë më parë ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

—-

F. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen “11 Janari” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

—-

A. K., 18 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas u kap në lagjen nr.1 Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco