I vuri zjarrin shtëpisë pas sherrit me gruan/ Burri gënjeu para medias: ‘Po laja rrobat e dëgjova kërcitjet, thashë çfarë bëhet’

I vuri zjarrin shtëpisë pas sherrit me gruan/ Burri gënjeu para medias: ‘Po laja rrobat e dëgjova kërcitjet, thashë çfarë bëhet’

18:10, 29/05/2020

Policia arrestoi sot një 51-vjeçar pasi e akuzon se i ka vënë zjarrin banesës së tij qëllimisht si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes 44-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Rreth Libofshë të Fierit. Madje burri kishte folur dhe për mediat lokale duke thënë se kishte qenë duke larë rrobat kur kishte dëgjuar kërcitjet e kallamave të tavanit nga flakët.

Autori kërkoi edhe ndihmë nga shteti për shtëpinë pasi tha se kishte shumë dëme dhe se shtëpia është e kushtueshme ‘nuk bëhet kollaj’.

Por mesa duket pas hetimeve ka rezultuar ai përgjegjësi i zjarrvënies që e la familjen të pastrehë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco