I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kush është shqiptari që mori mbiemrin e gruas rumune

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kush është shqiptari që mori mbiemrin e gruas rumune

17:14, 28/05/2020

Policia e Vlorës ka arrestuar dje Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjec, në kërkim nga policia italiane, për një sërë veprash penale.

Forcat policore shqiptare njoftuan dje se në pranga ka rënë shtetasi Ergust Dumitru, shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Aquila në vitin 2018 e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Në vitin 2018, policia në Peskara  në një operacion të titulluar “Carpe Diem”, drejtuar nga prokurori në Aquila, arrestuan 27 persona, mes të cilëve edhe Bubeqin. Ai u prangos si anëtar i një bande kriminale, brenda së cilës bënin pjesë së paku 60 njerëz, më së shumti shqiptarë dhe romë.

Mediat e vendit fqinj shkruanin në atë kohë se të arrestuarit kishin pakt me njëri-tjetrin për të mos shpërndarë informacione për veprimtarinë me të cilën merreshin. Ata e kishin qendrën e tyre të veprimtarisë në Abruzzo, ndërsa e shpërndanin lëndën narkotike thuajse në të gjithë tregun italian. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Bubeqin, por ai ishte arratisur nga drejtësia italiane.

Arratisja dhe vendet në të cilat ka lëvizur vlonjati

Karabinierët lokalë, menjëherë pasi gjykata ka dhënë vendimin  “arrest me burg”, kanë nisur hetimet për Ergust Dimitru (Bubeqi). Ai mendohet se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Përmes përdorimit të dokumenteve false ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, që jeton në një zonë në Itali, të quajtur San Salvo. Zyra e Prokurorisë në Aquila ndërtoi skemën e arratisjes së Bubeqit, deri në kapjen e tij në vendlindje, në Vlorë, nga policia shqiptare.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco