Shpërthimi në QSUT: Të infektuar 2 mjekë dhe 5 infermierë

Shpërthimi në QSUT: Të infektuar 2 mjekë dhe 5 infermierë

12:06, 27/05/2020
A+ Aa A-

Nga 13 të infektuar me koronavirus në QSUT në 24 orët e fundit, 7 prej tyre janë personel shëndetësor, ndërsa 6 të tjerët janë pacientë.

Abc News ka mësuar ekskluzivisht  se janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë 2 mjekë dhe 5 infermierë.

Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, 9 janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa 4  të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 persona, të gjithë në kryeqytet, ndërsa për herë të parë që nga nisja e pandemisë nuk ka asnjë të infektuar në rrethe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco