Drejtuesi i motorit përplaset me shtyllën, me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Drejtuesi i motorit përplaset me shtyllën, me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

17:20, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme.

Një 30 vjeçar i cili udhëtonte me motor mësohet se është përplasur me një shtyllë ndriçimi duke mbetur i lënduar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e re në qytetin e Bulqizës.

Goditja ka qenë aq e fortë sa ka rrëzuar edhe shtyllën, ndërsa mjeti motorik është shkatërruar plotësisht.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30-vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.

Ai u dërgua menjëherë nga kalimtarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco