16 të shtruar, 6 të shëruar/ Vazhdon zgjerimi në Tiranë, Durrës dhe Krujë

16 të shtruar, 6 të shëruar/ Vazhdon zgjerimi në Tiranë, Durrës dhe Krujë

11:06, 23/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton 8 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

"Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive." njoftoi MSH.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. 

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar, njoftoi MSH. 

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco