Humb jetën punëtori shqiptar, ra 18 metra lartësi

Humb jetën punëtori shqiptar, ra 18 metra lartësi

15:01, 22/05/2020
A+ Aa A-

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në punë sot në mesditë, në Scandicci (Firence).

Shqiptari, 48 vjeç, u rrëzua nga skela teksa po punonte normalisht, si çdo ditë tjetër. Rënia nga lartësia 18 metra ishte fatale dhe ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve të urgjencës nuk mundi të bënte asgjë për shqiptarin.

Firma e ndërtimit ku ishe i punësuar 48-vjeçari po bënte fasadën e një pallati. Për momentin shkaku i rënies nuk është zbardhur ende, gjë për të cilën po hetohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco