Kapet me 55 kg hashash në Selanik, ja çfarë zbuloi policia greke për shqiptarin

Kapet me 55 kg hashash në Selanik, ja çfarë zbuloi policia greke për shqiptarin

08:44, 22/05/2020
A+ Aa A-

Media greke lokale “Makedonia” raporton se në Selanik është arrestuar një shqiptar 25 vjec, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu nga Shqipëria u kap me gjithsej 55 kilogramë hashash. Sipas raportimit të mediave helene, policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Policia, pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25 vjecarin nga Shqipëria në Evosmos, ndërsa ai po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë dhe 126 gramë. Të gjitha ndodheshin në automjetin e tij.

Sic raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe 25 vjecari mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike./bw/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco