Me rrrezik nga rrufetë, shtyhet për të premten hedhja në erë e pallatit në Durrës Foto ilustrim

Me rrrezik nga rrufetë, shtyhet për të premten hedhja në erë e pallatit në Durrës

11:40, 21/05/2020
A+ Aa A-

Hedhja në erë e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës do të shtyhet për nesër në mesditë. IKMT-ja ka njoftuar se kjo ndodh për shkak të shiut, shkarkesave elektrike që ndikojnë në mesat e sigurimit teknik.

Bashkia e Durrësit iu kërkoi ndjesë banorëve të zonës dhe përsëriti njoftimin për nesër:

"Duke ju kërkuar ndjesë banorëve të zonës, ju bëjmë me dije se për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut  dhe shkarkesave elektrike që ndikojne në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katësh, nr. 1062, që ndodhet në lagjen 7, prapa Drejtorisë së Policisë, nuk do të realizohet sot, por do të kryhet ditën e premte, më datë 22 maj.

Specialistët e IKMT-së kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit që ditën e premte, datë 22 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin," përfundon bashkia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco