VIDEO/ Përmbyten rrugët e Durrësit, probleme edhe me disa banesa në Korçë

VIDEO/ Përmbyten rrugët e Durrësit, probleme edhe me disa banesa në Korçë

10:29, 21/05/2020
A+ Aa A-

Reshjet që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të mëngjesit kanë sjellë problemet e para.

Në Durrës pas një kohe të gjatë u rikthyen përmbytjet e rrugëve.

Nga reshjet raportohet se janë përmbytur disa zona tradicionale në afërsi të stadiumit "Niko Dovana", lagjet 18 dhe 17.

Ndërkohë  banorët e zonës se ish-Kënetës njoftojnë edhe për disa zona të tjera në këtë vend.

Edhe tek rrethrrotullimi në afërsi të tregut industrial, pranë shkollës së mesme "Ibrahim Kodra" rruga ka sasira të konsiderueshme ujërash.

Reshjet kanë sjelle probleme edhe në fshatin Porodinë të Korçës. Përroi i fshatit ka dalë nga shtrati e nje  pjesë e rrugës është bërë e vështirë nga prania e ujit, duke penguar lëvizjen e banorëve.

Raportohet për 15 banesa të përmbytura. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco