488 të shëruar dhe 33 pacientë/ 7 prej tyre në terapi intensive

488 të shëruar dhe 33 pacientë/ 7 prej tyre në terapi intensive

12:27, 01/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, nga 245 testime.

5 raste janë shënuar në Tiranë dhe 4 në Krujë.

Shkon në 782 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.

Aktualisht janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia Raste Aktive
Tiranë 100
Shkodër 24
Krujë 93
Durrës 0
Fier 1
Kurbin 27
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 8
Lezhë 1
Has 0
Kavajë 0
Lushnje 1
Vlorë 0
Pukë 0
Mirditë 2
Rrogozhinë 0
Tropojë 0
Berat 2
Mallakastër 0
Mat 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco