Historia/ I frikësohej eliminimit, kush është i rrezikshmi nga Tirana që u kap  në Tepelenë

Historia/ I frikësohej eliminimit, kush është i rrezikshmi nga Tirana që u kap në Tepelenë

10:58, 01/05/2020
A+ Aa A-

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Tepelenë gjatë paradites së sotme duke iu kapur armë dhe drogë me vete.

Të arrestuarit janë Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Çekani 30 vjeç. Të dy ata janë ndaluar nga policia teksa po qarkullonin me makinë dhe gjatë kontrollit i kanë kapur 10 gramë kokainë, një pistoletë si edhe një thikë.

Haka ka histori me policinë pasi më shumë se gjatë muaj më parë është arrestuar sërish në Tiranë me një makinë luksoze të cilës i kishte vendosur bllokues valësh pasi i trembej një eliminimi të mundshëm me eksploziv.

Gjatë arrestimit tetorin e shkuar, Hakës iu kap në makinë drogë dhe shumë para.

Por kush është i arrestuari Bledi Haka?

Në fakt ai nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2012, për shkak të një konflikti në një lokal ka përfunduar i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Bledi Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje.

Tre personat që ndodheshin në tavolinë, dyshohet se kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit.

Ky i fundit besohet se u ka treguar të afërmve për konfliktin që kishte me tre personat që ishin ulur në lokalin e tij dhe, për pasojë, nipi i pronarit, shtetasi Endrit Daci, ka shkuar në vendin e ngjarjes me një kallashnikov.

Ai ka shtënë me armë, duke plagosur sipas gjykatës, shtetasin Bledi Haka dhe Dritan Qello. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit, i cili ka marrë ndihmë mjekësore ne spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco