Çfarë po ndodh?/ RENEA niset me urgjencë drejt Skraparit

Çfarë po ndodh?/ RENEA niset me urgjencë drejt Skraparit

23:58, 28/04/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje në zhvillim po ndodh në Skrapar.

Burime zyrtare nga policia bënë të ditur në mesnatë se një burrë 57 vjeç ka qëlluar me armë zjarri dhe nuk po dorëzohet.

Në ndihmë të policisë lokale, janë nisur edhe forcat RENEA.

Policia Skrapar/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen’5 Shtatori’, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco