Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat dolën bashkë dhe nuk u kthyen më

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat dolën bashkë dhe nuk u kthyen më

17:57, 27/04/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të thellë në Lezhë. Në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna armësh dhe janë gjetur pa shenja jete dy persona.

Mësohet se bëhet fjalë për dy 60-vjeçarë, Kol Murrani dhe Preng Simoni të cilët, sipas asaj që njofton polica, dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Kol Murrani është një rapsod i njohur.

Abc News mëson se vrasja ka ndodhur rreth mesditës. Të dy burrat kishin dalë së bashku për të parë shtëpitë e vjetra.

Ata janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili ka dalë t’i kërkojë, pasi asnjëri nuk po përgjigjej në telefon. Në zonën ku janë gjetur viktimat nuk ka asnjë banor.

Nga hetimet e para mendohet se ata janë vrarë ndërsa përpiqeshin që të ktheheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco