Kruja sërish vatër e nxehtë, konfirmohen 9 raste të reja, i infektuar edhe një i burgosur

Kruja sërish vatër e nxehtë, konfirmohen 9 raste të reja, i infektuar edhe një i burgosur

12:28, 26/04/2020
A+ Aa A-

Kruja vijon të mbetet qyteti i tretë me numrin e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, me 92 të infektuar, duke u renditur pas Tiranës dhe Shkodrës. Por në 24 orët e fundi ajo ka shënuar numrin më të lartë të rasteve pozitivë, me 9 të tillë.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka theksuar se testimi i tyre ka ardhur nga hetimi epidemiologjik (kontakti me raste të prekur).

Ndërkohë që 4 raste pozitive janë shënuar në Tiranë mes të cilëve një tjetër i burgosur tek Burgu 313. Harta e infeksionit është zgjeruar sërish në Shkodër me 4 raste të reja.

“Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco