Dalin pamjet e sherrit në Fier/ Si u sulmua me çekiç 23-vjeçari

Dalin pamjet e sherrit në Fier/ Si u sulmua me çekiç 23-vjeçari

21:19, 25/04/2020
A+ Aa A-

Syri.net siguron pamjet e sherrit të sotëm në Fier, ku tre të rinj u përfshinë në një rrahje masive pasi kishin lënë takim për sqarim.

Në sherr u përfshirë dy të rinj, mes tyre edhe efektivi i cili ishte jashtë shërbimit, që udhëtonin me një makinë tip “ Benz” me targa AA 600 MU.

Ata i kanë zënë pritë një tjetër personi që udhëtonte me një makinë “Opel” me targa AA 683 EO, i shoqëruar nga një vajzë.

Nga “Benzi” kanë dalë dy djemtë dhe me një çekiç kanë goditur sulmuar 23-vjeçarin, që sipas asaj që raporton gazetari i Syrit, quhet Xhoen Osmenaj.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco