SPAK ndryshon mendje: Të zgjaten hetimet për gjyqtarët e Dritan Dajtit

SPAK ndryshon mendje: Të zgjaten hetimet për gjyqtarët e Dritan Dajtit

10:54, 17/04/2020
A+ Aa A-

Pak javë më parë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të miratonte vendimin për pushimin e çështjes penale ndaj 3 gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët i pranuan Dritan Dajtit gjykimin e shkurtuar duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

Lajmi bëri bujë dhe u cilësua një skandal.

Gjykata e ktheu dosjen në prokurori për një afat 3-mujor me argumentin se hetimet ishin të paplota dhe jo të gjithanshme. Gjykata e urdhëroi prokurorinë të kryente ekspertimin e telefonit të njërit prej gjyqtarëve, të cilin nuk kishte arritur ta çkodonte. Po në finale të afatit të lënë në dispozicion nga gjykata, SPAK ka ndërruar mendje dhe kërkon zgjatjen e afateve të hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

News24 ka siguruar kërkesën që prokurori Klodian Braho i ka dërguar gjykatës. Në kërkesë Braho, i njëjti që më herët firmosi mbylljen e hetimeve, këmbëngul që koha që iu la në dispozicion nga gjykata nuk është e mjaftueshme për të kryer veprimet. Sipas ligjit, SPAK duhet të kishte kryer çdo veprim hetimor përpara se të firmoste pushimin e hetimeve për gjyqtarët, një çështje që tashmë është kthyer në lojë procedurale dhe afatesh mes palëve dhe që dëshmon për hetime të mangëta që kryen Prokuroria e Posaçme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco