SKANDALI në Durrës/ Çifti kalon tre ditë në qeli pse dolën të blinin 2 kg patate

SKANDALI në Durrës/ Çifti kalon tre ditë në qeli pse dolën të blinin 2 kg patate

11:27, 14/04/2020
A+ Aa A-

Ndonëse po jetojmë momente të vështira për shkak të pandemisë globale të COVID-19, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në banesa, një histori e pazakontë vjen nga Durrësi.

Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjeç dhe Oksana Papajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.

‘BalkanWeb’ raporton se burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos iu përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre, gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë.

“Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj, ruse, nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit. Edhe avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë. Policia e Durrësit ka ashpërsuar masat dy ditët e fundit për çdo dalje të qytetarëve nga shtëpia kërkohet leja e miratuar nga E-Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco