Zgjaten afatet e paraburgimit për 6 të pandehurit e grabitjes në Rinas

Zgjaten afatet e paraburgimit për 6 të pandehurit e grabitjes në Rinas

11:08, 14/04/2020
A+ Aa A-

Afatet e hetimit për të pandehurit të cilët dyshohen si të përfshirë në grabitjen e Rinasit janë zgjatur me 2 muaj e 15 ditë.

Abcneës raporton se afatet e hetimit janë zgjatur për Oltion Veselin, Alkon Bengasin, Ragim Hajdinin, Renaldo Sulën, Elton Piklin si dhe Saimir Çelën.

Ndërkohë që hetimet nuk janë zgjatur për dy vëllezërit Çala të cilët u arrestuan në datë 19 Mars.

Ata u vunë në pranga teksa ishin në gjumë në një vilë luksoze me qira, të cilën e kishin kthyer në një bazë të armatosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco