Restoranti 'Covid-19' priste klientë edhe në kohë izolimi

Restoranti 'Covid-19' priste klientë edhe në kohë izolimi

11:27, 09/04/2020
A+ Aa A-

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në qytetin e Elbasanit.

Analizat e bëra në persona të dyshuar kanë konfirmuar edhe tre raste të tjera pozitive me koronavirus në këtë qytet duke bërë që numri i të infektuarve të shkojë në 15 raste.

Siç raporton ABC News, 3 të infektuarit janë zinxhiri i kontakteve të restorantit në këtë qytet ku pronari rezultoi me koronavirus së bashku me bashkëshorten.

Ata janë një çift bashkëshortësh rreth 35 vjeç si dhe nëna e 35 vjeçarit.

Këta persona janë infektuar nga koronavirusi po në këtë restorant, i cili ka vijuar të qëndrojë i hapur deri të premten e shkuar duke shkelur dhe mos zbatuar asnjë urdhër apo vendim të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco