I dënuar me 14 vite burg për trafik dhe vjedhje me armë në Itali, prangoset durrsaku. Emri

I dënuar me 14 vite burg për trafik dhe vjedhje me armë në Itali, prangoset durrsaku. Emri

09:24, 08/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vejçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, më qëllim ekstradimi drejt Italisë.

34-vjeçari Bektash Qerimi ishte dënuar nga Gjykata e Venecias me 14 vite burg për trafik drogë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi B. Q., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco