Bilanc i frikshëm në Shkodër, shtohen edhe 9 të prekur

Bilanc i frikshëm në Shkodër, shtohen edhe 9 të prekur

10:25, 04/04/2020
A+ Aa A-

Pas zbulimit t 12 personave më koronavirus dy ditë më parë në Shkodër në mesin e 15 personave që u testuan, vijojnë të vijnë shifra alarmante të personave të infektuar në këtë qytet.

Fax News raporton se 9 persona kanë rezultuar pozitiv nga 20 tamponë të marrë ditën e djeshme në Shkodër.

Burimet pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se këta 9 persona kanë pasur kontakte me dy familjet, të cilët kanë rezultuar me persona pozitiv në lagjen Dobrac dhe Kiras në Shkodër.

Numri i personave të prekur në Qarkun e Shkodrës shkon në 35, ndërsa në Bashkine Shkodër 31.

Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet që këto pacientë kanë pasur me persona të tjerë në mënyrë që të zbulohen dhe më pas izolohen raste të tjera mbartës të virusit vdekjeprurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco