Nga 15 testime, 12 persona rezultojnë me COVID-19 në Shkodër

Nga 15 testime, 12 persona rezultojnë me COVID-19 në Shkodër

22:53, 02/04/2020
A+ Aa A-

12 nga 15 persona kanë rezultuar pozitivë nga testet e COVID-19 të kryera në Shkodër.

Burime pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se, në bazë të rezultateve, 12 qytetarë rezultojnë mbartës të Koronavirusit në qytetin e Shkodrës, raporton Syri.net.

Të gjithë personat pozitivë kanë lidhje me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac, të cilët u diagnostifikuan me COVID-19 gjatë ditës së sotme.

Me 12 personat në fjalë, numri total i të prekurve në qytetin e Shkodrës shkon në 22, ndërsa në të gjithë qarkun plot 26.

Ndërkohë pritet edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Osumi02/04/2020 23:03

Po i del peta lakrorit te Edvin Musllukut. Ketu po te testohet me rregull gjysma e shqiptareve del me Covid-19. Mjere kujt i bie per hise ne nje vend si yni ku sherbimi shendetesor eshte me i rrenuar se ne vendet e botes se trete.

Shto koment

Denonco