Tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv, pozitiv me koronavirus

Tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv, pozitiv me koronavirus

12:27, 31/03/2020
A+ Aa A-

Tre punonjes të Spitalit Infektiv në Tiranë mësohet se janë infektuar me koronavirus.

Burime spitalore bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 krye-infermierë të Spitalit Infektiv në Tiranë, ku deri tani janë trajtuar qytetarët e prekur nga COVID-19.

Sipas njoftimit të bërë me dije nga burimet, tre kryeinfermierët kanë pasur simptoma të infektimit dhe më pas janë testuar dhe kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Më herët u raportua se edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.

Deri tani numri i mjekëve të infektuar, që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë, ka shkuar në tre.

Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco