Gjykata lë në arrest shtëpie Duron/ Avokati: Po takonte vajzën

Gjykata lë në arrest shtëpie Duron/ Avokati: Po takonte vajzën

10:55, 28/03/2020
A+ Aa A-

Klodian Duro, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka pasur një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit, është ndaluar nga Policia e Shtetit para disa ditësh dhe shkak është bërë një denoncim i bërë nga ish-bashkëshortja e tij.

Sot ai ka dalë para gjykatës dhe i ka shpëtuar për momentin burgut, pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Duron. Vendimi është marrë nga gjyqtari Bedri Qori.

Policia njoftoi se Duro u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit, një ditë më parë. 

Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën.

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, ka thënë avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por nuk e ka takuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco