VIDEO/ Skandali, autoambulanca hedh të sëmurin në rrugë dhe largohet

VIDEO/ Skandali, autoambulanca hedh të sëmurin në rrugë dhe largohet

20:20, 25/03/2020
A+ Aa A-

Një skandal ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Autoambulanca ka hedhur pacientin në rrugë dhe është larguar, ndërkohë që Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi, nuk jep asnjë informacion për median në lidhje me këtë skandal.

Ngjarja është denoncuar nga një video e publikuar disa orë më parë në një portal, ku duket qartë ambulanca e Spitalit Rajonal Berat që hedh një të sëmurë në rrugë dhe largohet me shpejtësi, çka ka sjellë irritim tek punonjësit e Qendrës "Lira", ku edhe u la i sëmuri. Kanë qenë pikërisht punonjësit e kësaj qëndre, ata që kanë denoncuar me video rastin në fjalë dhe menjëherë kanë njoftuar organet kompetente, duke mundësuar edhe marrjen sërish të të sëmurit dhe rikthimin e tij në spital rreth 1-orë pas ngjarjes. 

Mësohet se ka qënë drejtoresha e qëndrës "Lira", ajo që ka njoftuar prefekten e qarkut Berat, policinë dhe spitalin për këtë rast të paprecedentë. Burime të brendshme dhe konfidenciale nga Spitali Rajonal Berat, konfirmojnë se, rasti në fjalë ishte një 45-vjeçar nga lagjia "Kala" në Berat.

Burimet bëjnë me dije se, pacienti ishte endacak dhe ndodhej i shtruar prej disa javësh në një repartet e Spitalit Rajonal Berat, pasi vuante nga kanceri.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, e kontaktuar nga mediat, drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi, nuk jep asnjë informacion në lidhje me personat që ndodheshin brenda ambulancës shtetërore të spitalit dhe në lidhje me personin që urdhëroi ambulancën të hedh në rrugë pacientin dhe ta mbulojë me batanije. 

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, bëjnë me dije se, po hetohet në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe përgjegjësit e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/03/2020 21:59

KJO ESHTE PASQYRA E VERTETE E BANDES RILINDJA! PARAJA MBI GJITHCKA! PARAJA PER RILINDASIT ESHTE MBI JETEN E NJERIUT!

Albi25/03/2020 21:20

Shtet rrumpall shtet i mbaru

Shto koment

Denonco