Dyshohen dy raste të reja me Covid19 tek bluzat e bardha, pritet nisja e tyre drejt spitalit Infektiv

Dyshohen dy raste të reja me Covid19 tek bluzat e bardha, pritet nisja e tyre drejt spitalit Infektiv

09:46, 25/03/2020
A+ Aa A-

Lezha vijon të goditet nga virusi COVID-19 në radhet e bluzave të bardha. Sipas burimeve të Faxweb.al nga spitali rajonal Lezhë janë konstatuar edhe 2 raste të reja të dyshuar me infeksion sot, bëhet fjalë për një infermiere e moshes rreth 35 vjeçare dhe një sanitare rreth 55 vjeçare.

Nga egzaminimi me tampon ato kanë rezultuar pozitive me koronavirusin COVIC-19. Ato ende ndodhen në dhomën e izolimit të ngritur në ambientet e spitalit Rajonal Lezhë në kuadër të luftes kundër COVID-19.

Rastet deri tani janë të dyshuar pasi pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë për dërgimin e tyre në spitalin infektiv të Tiranës për egzaminime të mëtejshme.

Gjatë ditës së djeshme një infermiere tjetër në Lezhë u konstatua pozitive me Covid pasi kishte pasur kontakt me një emigrant që ishte kthyer nga Italia, i cili ishte mbartës i virusit të rrezikshëm, por nuk kishte shfaqur shenja të sëmundjes.

Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 123 raste me koronavirus, 5 prej të cilëve kanë rezultuar fatal me humbje jete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco