Doli pozitiv me koronavirus, ja çfarë deklaronte dy javë më parë Shefi i urgjencës

Doli pozitiv me koronavirus, ja çfarë deklaronte dy javë më parë Shefi i urgjencës

13:37, 24/03/2020
A+ Aa A-

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u konfirmua me koronavirus duke u bërë një ndër 123 shqiptarët që janë pozitivë.

Pas publikimit të lajmit për daljen pozitiv të Bratajt reagoi edhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu duke konfirmuar se vartësi i saj ishte pozitiv me koronavirus, ndërsa tha se gjendja është e stabilizuar.

Nuk dihet ende se si u infektua Brataj, ndërsa dy javë më parë ai duket të ketë bërë edhe një “profeci” për veten.

Më datë 10 mars, Skënder Brataj doli në një konferencë për shtyp mes zv.ministren Rakacolli dhe drejtoreshën e ISHP Albana Fico duke i kërkuar shqiptarëve që të qendronin brenda pasi gjithkush mund të ishte i infektuar.

“Të izolojmë lëvizjet, kontaktet. Për fat të mirë rruga e shpërndarjes është ajo e kontaktit dhe jo e ajrit. Askush nuk e di kush mund të jetë i prekur, mund të jem edhe unë”, tha Brataj duke paralajmëruar kështu padashje atë që do t’i ndodhte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi24/03/2020 14:02

Ke takuar Ramën ai është pacienti zero

Shto koment

Denonco