Prekëse/ 43-vjeçari që vdiq nga koronavirusi kishte pajisur pediatrinë

Prekëse/ 43-vjeçari që vdiq nga koronavirusi kishte pajisur pediatrinë

10:22, 24/03/2020
A+ Aa A-

Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka kushtuar një status në rrjete sociale, bashkëqytetarit të tij, Nebiut 43-vjeçar që humbi jetën një ditë më parë nga koronavirusi, në Spitalin Infektiv në QSUT.

Sipas drejtorit Daiu, Nebiu ishte një djalë i qeshur e me zemër të madhe dhe kishte pajisur kohët e fundit pediatrinë e spitalit me perde, dyshekë, kondicionerë etj.

“Për emrin që ke lënë e për gjithçka ke bërë për shokët, miqtë të afërm, ke bërë diçka që ky qytet e çdo prind do të kujtojë... për ne miqtë e tu do ngelesh gjithmonë Nebi, çuni flori me zemër të madhe. Shpirti yt qofte i xhehnetit”,- shkruan drejtori i spitalit të Kavajës.

43-vjeçari u nda ditën e hënë nga jeta duke u bërë pacienti i katërt që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë dhe njëkohësisht pacienti me moshën më të re. Sipas mjekëve, ai nuk vuante nga asnjë patologji, përveçse ishte obez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

servet24/03/2020 10:41

Qofte i xhehnetit,ngushellime familjes

Shto koment

Denonco