Policia gjobit dy herë brenda 12 orëve personin e pastrehë

Policia gjobit dy herë brenda 12 orëve personin e pastrehë

20:11, 23/03/2020
A+ Aa A-

Altin Hyseni është një qytetar i pastrehë. Në harkun e 12 orëve ai ka marrë dy gjoba. Altini pësoi një aksident, prej të cilit iu deshën 3 muaj ta merrte veten, dhe përfundoi duke harxhuar të gjithë të ardhurat e tij.

"Më vjen keq zotëri, unë punoj nga mëngjesi deri në darkë, ushqehem me djersën e ballit. Dhe ajo që po më ndodh gjatë kësaj periudhe, është me të vërtetë e çuditshme", tregon i pastrehi.

"Shtetasin e lartpërmendur, ku po qëndronte i ulur te shkallët e akademisë së arteve. Ishte ora 7 e mëngjesit, kishte dalë dielli, dhe vetëm aty rrokja pak diell. Jorgani i fukarait", thotë ai.

Altini kërkon që nëse qeveria nuk e ndihmon dot me një banesë sociale, të paktën t'i anulojë gjobat.

"Ju lutem, unë nuk kam para të paguaj, jam duke fjetur në mes të rrugës. Kam bukë të thatë. Dhe kur vjen muhabeti, nuk kam taksirat të paguaj gjoba. Të paktën të sillen në mënyrë njerëzore", shprehet Altin Hyseni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco