E tradhëtoi dashuria për të birin e sapolindur, ja si u kap babai grabitës shqiptar

E tradhëtoi dashuria për të birin e sapolindur, ja si u kap babai grabitës shqiptar

16:36, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një 29 vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane pasi u kthye në shtëpi për të asistuar në lindjen e djalit.

Shqiptari u tradhëtua nga dashuria për familjen dhe ra në kurthin e dëshirës për të mos humbur ditën më të shënuar të jetës së tij, atë të lindjes së djalit.

Torna a casa per assistere alla nascita del figlio: latitante in "super car" arrestato a Liscate.

Shqiptari u arrestua fundjavën e shkuar në Liscate sepse ishte në kërkim me një urdhër ndalimi të lëshuar nga gjykata e Forli, 16 majin e kaluar, në akuzën e rrëmbimit, grabitjes në banesë dhe lëndime të rënda dhe përsëritje të veprës penale.

Kërkesa për arrest erdhi pas një hetimi të Karabinierisë së Cassano d’Adda në Forlì, që kishin shqiptarin dhe dy kolegë të tij po shqiptarë, përgjegjës për disa grabitje të ndodhura në Romagna në vitin 2018.

Të tre këta persona lëviznin me një makinë me cilindër të madh të vjedhur, dhe vendosnin në shenjë banesat, i grabisnin dhe më pas ia mbathnin, duke shfrytëzuar fuqitë motorike të makinës së tyre.

Më 14 nëntor 2018, grupi criminal pasi kishte kryer dy grabitje banesash në Cesenate, karabinierët kishin arrestuar dy bashkëpunëtorët e 29 vjeçarit, ndërsa ky I fundit I kishte dhënë gaz makinës tip Audi me të cilën udhëtonte duke lënë të lënduar dy nga karabinierët, më pas për t’ia mbathur.

Që nga ajo kohë, hetuesit nuk kanë reshtur së kërkuari shqiptarin, derisa të shtunën e bllokuan.

Karabinierët thanë se vetëm një ditë më parë shqiptai ishte kthyer në Liscate për të vizituar gruan, që ishte në spital sepse sapo kishte lindur. Disa orë më pas ndaj hajdutit shqiptar u vendosën prangat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco