U dyshua me koronavirus/ Pas analizave, emigranti shqiptar në Itali rezulton i paprekur

U dyshua me koronavirus/ Pas analizave, emigranti shqiptar në Itali rezulton i paprekur

22:38, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një lajm i mirë vjen nga Italia fqinje, në një kohë ku koronavirusi ka shkaktuar viktimën e 7, një emigrant shqiptar, i cili fillimisht u dyshua si i prekur nga virusi, ka rezultuar negativ pas analizave të kryera.

Pasi kishte shfaqur disa simptoma dyshuese me koronavirus, ai iu nënshtrua analizave përkatëse nga mjekët italiane, por më pas ai rezultoi se nuk ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.

Pas një qëndrimi prej disa ditësh në Verona, shqiptari u shtrua në spitalin e Avellinos.

Sipas mediave italiane, emigranti shqiptar kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe kollë të fortë, por fatmirësisht nuk ishte prekur nga koronavirusi.

Pas kontrollit nga mjekët, shqiptari ka marë një recetë kurimi për bajamet, të cilat i kishte të irrituara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco