VIDEO/ Frika nga koronavirusi, shqiptarët në Itali dynden për t’u kthyer në Shqipëri Foto ilustruese

VIDEO/ Frika nga koronavirusi, shqiptarët në Itali dynden për t’u kthyer në Shqipëri

09:26, 23/02/2020
A+ Aa A-

Pas shfaqjes së koronavirusit në Itali ku deri më tani janë shënuar dy viktima dhe 74 persona të infektuar, është rritur rreziku edhe për vendin tonë.

Megjithatë shqiptarët që jetojnë në Itali kanë vendosur që të nisen drejt Shqipërisë për shkak të frikës së infektimit nga ky virus.

Në mesnatë janë vënë re radhë të gjata të emigrantëve në Brindisi të cilët po niseshin me target drejt Vlorës.

Ne doganën e Brindisit gjenden qindra shqiptarë në pritje për t'u kthyer ne atdhe. Megjithatë radhët janë shtuar jo vetëm për shkak të numrit të larte, por edhe për faktin se kontrollet në Brindisi janë shtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco