Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Zgjerohen hetimet për 10 fuçi me amiant, si do deklaroheshin në Shqipëri

Zgjerohen hetimet për 10 fuçi me amiant, si do deklaroheshin në Shqipëri

22:45, 21/02/2020
A+ Aa A-

Policia arrestoi të enjten 6 persona dhe bllokoi në traget pjesën tjetër të materialit të dyshuar si lëndë e ndaluar për të hyrë në Shqipëri. Policia njoftoi se kishte arrestuar Festim Tafën, 72-vjeç, kapiten i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç, drejtorin e një agjencie tragetesh, Agron Brati, 48 vjeç, administratoren e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni dhe djalin e saj, Arbër Çuni dhe drejtuesin e pikës së grumbullimit, Zamir Kormuzi.

Policia dyshon se këto produkte ishin sjellë në Shqipëri nga Elisabeta Çuni, të kamufluara si produkte kimike pastrimi. Të arrestuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa drejtuesit e tragetit kanë pretenduar se mbetjet ishin pjesë e rinovimit të anijes. I akuzuari Brati ka mohuar të kishte dijeni.

Burime të policisë thanë se trafiku mund të jetë i organizuar dhe dyshohej që mund të ishin përballë një grupi të strukturuar. Megjithatë zyrtarisht, policia tha se ende nuk kishte informacion të saktë mbi përmbajtjen e mbi 10 fuçive me emrin e një kompanie nafte dhe gazi në Itali dhe as për lëndën që ndodhej në thasët e zinj, që përfaqësues të tragetit i kanë cilësuar si material termoizolues që ishte hequr prej vetë tragetit.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Artion Duka i tha BIRN se pritej ekspertiza laboratorike që “do qartësojë situatën se çfarë materiali përmbajnë këto sende”. Duka po ashtu tha se policia nuk kishte shkuar rastësisht në tragetin ku u bllokua lënda e dyshuar. “Ky hetim u iniciua pas një inormacioni të mbërritur në rrugë operative në strukturat e Inspektoratit të mjedisit dhe policisë bashkiake,” tha ai.

Policia ndërkohë urdhëroi një riekzaminim të të gjithë hapësirës së tragetit St. Damian. Gjatë kontrollit të parë, në hambarët e tij u gjetën 40 metër kub lëndë e dyshuar si e ndaluar për të hyrë në Shqipëri. Policia e Vlorës gjithashtu ka sekuestruar dhe mbi 10 fuçi me mbishkrimin “Eni”, që dyshohet të jenë të një kompanie italiane nafte në Itali.

Materiali i njohur në gjuhën popullore si lesh xhami, i gjetur në hambarin e tragetit, dyshohet se përmban lëndën e Amiantit, material kancerogjen për të cilën policia e Vlorës dhe prokuroria e rrethit kanë dyshime se mund të groposej në rrethinat e Vlorës. Ndërkohë nuk ka të dhëna se çfarë ndodhet brenda fuçive.

Ajo që ka vërtetuar prokuroria dhe policia e Vlorës është fakti se për mbi 10 fuçitë e sekuestruara dhe mbetjet e dyshuara të Amiantit, nuk ka asnjë dokument shoqërues nga Italia, mungojnë faturat e blerjes dhe dokumentacioni ligjor i autoriteteve doganore në Brindizi.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit që po drejtohet nga prokurori Arjan Xhaferi, materialet do të deklaroheshin si materiale të riciklueshme për të cilat kompania e riciklimit Kormuzi do të përmbyllte procedurat doganore. Ndërkohë prokuroria pretendon se kompania e pastrimit “Delfini 1”, administratorja e të cilës është arrestuar, do të prodhonte dokumente për t’i zbritur mallrat nga trageti si produke pastrimi.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, deri tani dyshohet se janë bërë edhe 15 rrugë të tjera me lëndën toksike.

https://www.syri.net/kronike/317855/mediat-italiane-trageti-me-mbetje-toksike-kishte-bere-edhe-15-rruge-te-tjera/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco