Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë edhe 15 rrugë të tjera

Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë edhe 15 rrugë të tjera

21:51, 21/02/2020
A+ Aa A-

Mediat italiane i kanë bërë jehonë asaj që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në portin e Vlorës ku u sekuestrua trageti i linjës së Brindisit për shkak se në brendësi të tij u gjetën mbetje të rrezikshme. mediat lokale e kane quajtur skandaloz faktin që nga portet e tyre ka kaluar pa asnjë kontroll një ngarkesë e tillë. 

“Quotidiano di Puglia” raporton fillimisht lajmin sipas asaj që ka publikuar policia shqiptare për operacionin që çoi në pranga 6 persona, mes të cilëve kapiteni i anijes “S.T. Damian” dhe zv.kapiteni i saj.

Sipas të njëjtave burime në brendësi të anijes u gjetën disa dhjetëra qese të zeza që përmbanin 40 metra kub tekstil me fije qelqi, të cilat sipas të arrestuarve ishin lënë atje pas ristrukturimit të anijes, një material që do të përdorej për izolim nga uji.

Sipas hetuesve shqiptarë, megjithatë, një fibër e tillë mund të përmbajë asbest dhe mund të groposej në mënyrë të paligjshme në fshatrat përreth Vlorës.

U gjetën gjithashtu edhe 10 fuçi me markën Eni. Sipas ekuipazhit ato përmbanin karburant për anijen, por autoritetet shqiptare dyshojnë se ajo mund të jetë një mënyrë për të fshehur lëndë të tjera të rrezikshme, si pesticidet. Mostrat e këtyre materialeve janë marrë për tu analizuar në laborator. Mbi të gjitha, ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është mungesa e dokumenteve shoqërues që vërtetojnë origjinën e këtyre mbetjeve, dokumentet e blerjes dhe ato të autoriteteve doganore të Brindizit.

Agjentët shqiptarë e përcaktuan ngarkesën “të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut”. Sipas të dhënave ajo ishte porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”. Administrata e kompanisë, Elisabeta Çuni, u arrestua së bashku me pronarin e ndërmarrjes tjetër “Kornuzi”.

Sipas të dhënave të medieve italiane këto kompani kishin marrë edhe 15 ngarkesa të tjera nga Italia.

Në një reagim të Ugo Patroni Griffi, president i Autoritetit Portual të Brindizit thuhet se: “sipas autoriteteve italiane, mbeturinat janë dërgesa normale (dyshekët, materialet, etj.), për të cilat kompania normalisht disponon me kontratën e duhur me një kompani të specializuar shqiptare. Meqenëse ka një hetim, bllokimi është i domosdoshëm", thotë ai. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco