Vari veten sot në burg/ U dënua për 12 mijë lekë te vjedhura, ILD: Po hetojmë rastin

Vari veten sot në burg/ U dënua për 12 mijë lekë te vjedhura, ILD: Po hetojmë rastin

19:41, 21/02/2020
A+ Aa A-

Vdekja në burg  ditën e sotme e një 43 vjeçari në burgun 313 që vuante dënimin se ishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra, ka sjellë edhe reagimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që do të vlerësojë rastin.

‘Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco