Detajet/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve bashkë me djalin, pronarë të një hoteli

Detajet/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve bashkë me djalin, pronarë të një hoteli

19:14, 21/02/2020
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga Policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar ‘Agjencia’, pasi këto persona dyshohen se ndihmonin shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit. Midis të arrestuarve është edhe një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli.

NJOFTIMI

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Agjencia" si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M. D., 46 vjeçe, banuese në Korçë,

• V. D., 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

• N. D., 62 vjeç, banues në Tiranë,

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

• N. D., 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për "Kontrabanda me mallra të tjera".

Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip "BMË-X5" në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë.

Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë" e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco