FOTOLAJM/ Ndjekje me makinë si në filma, shqiptari futet në kosh

FOTOLAJM/ Ndjekje me makinë si në filma, shqiptari futet në kosh

12:20, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një ndjekje si në filma. Gazeta gjermane BILD shkruan se autoritetet policore gjermane dhe holandeze kishin organizuar një patrullim të përbashkët. Ata kërkuan të ndalojnë një mjet tip Opel. Por edhe pse i bënë shenjë, shoferi i dha gaz. Këtu nisi një ndjekje në tre autostrada të ndryshme.

Gazeta shkruan se gjithçka përfundoi në një zonë të banuar, kur makina ngeci në një gur.

Dy personat që ishin në mjet u larguan, duke përfituar nga errësira. Njëri i largua, tjetri u arrestua në një vend me ‘erë’, shkruan gazeta.

“Shqiptari 30-vjeçar ishte futur në një kosh plehrash. Ai është në paraburgim edhe për shkak se nuk dihet vendbanimi. Hetimet për arratisjen vazhdojnë. Policia nuk ka komentuar gjetjet e dyshimta”, shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco