Kërkohej në gjithë Europën, ja ku u kap shqiptari trafikant droge

Kërkohej në gjithë Europën, ja ku u kap shqiptari trafikant droge

13:50, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar, me iniciale R.D., 43 vjeç, është arrestuar nga policia e Pordenones në ekzekutim të një mandati të lëshuar nga DIA e Perugias.

Shqiptari ishte përfshirë më 2010 në trafik ndërkombëtar droge midis Shqipërisë, Italisë e Holandës.

Hetimet kanë sjellë lëshimin e mandateve për 24 persona, ndër ta edhe R. D., anëtar i një grupi kriminal që operonte në Umbria e i përbërë nga shqiptarë aktivë jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në shfrytëzimin e prostitucionit.

43-vjeçari i kishte humbur gjurmët, deri të shtunën e kaluar, kur në sallën operative të kuesturës së Pordenones mbërriti një sinjalizim për një qytetar shqiptar të regjistruar në një hotel të qytetit.

Ai u bllokua në dhomë, u çua në kuesturë e më pas në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco