Vdekja nga paniku në Durrës, 62-vjeçari ra në gropën e ashensorit

Vdekja nga paniku në Durrës, 62-vjeçari ra në gropën e ashensorit

11:20, 29/01/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 62-vjeçarit Thoma Rusa në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se roja 62-vjeçar ra në gropën e ashensorit. Kjo e fundit nuk kishte as rrethim dhe tabelë për të treguar se aty kishte rrezik.  Po kështu brenda kantierit të ndërtimit nuk kishte një kabinë për rojen.

Mbrëmjen e djeshme brenda një kantieri në zonën e Currilave në Durrës u gjet i pajetë 62-vjeçari Thoma Rusa. 

Blutë e Durrësit njoftuan se roja i kantierit të ndërtimit ka rënë aksidentalisht rreth orës 23:30 nga kati i dytë. Për këtë ngjarje janë arrestuar  rrestuar administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese pasi kanë shkelur rregullat teknike në punë.

Sipas efektivëve bëhet me dije se në pranga kanë rënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. Të arrestuarit rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco