Lëkundjet e tokës, sizmologu për Syri TV: Pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit

Lëkundjet e tokës, sizmologu për Syri TV: Pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit

23:34, 28/01/2020
A+ Aa A-

Lëkundjet e tërmetit që tronditën sot vendin kanë sjellë panik tek qytetarët por sipas sizmiologëve këto janë vazhdim i aktivitetit sizmik të 26 nëntorit.

Në një komunikim për Syri Tv, eksperti Rexhep Koçii është shprehur se, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 rihter.

"Është një pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit. Kjo llogaritet si periudhë post-tërmetore. Kjo periudhë që nuk e dimë sa do zgjasë, pasi 6.3 është një tërmet i fortë", u shpreh Koçi. 

"Nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme gjenerimi i një tërmeti me magnitudë 4.9 dy muaj pas nga ngjarja kryesore", shtoi sizmiologu. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alma28/01/2020 23:39

Si dallohet pasgoditje nga paragoditje?!

Shto koment

Denonco